Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea nuk heq dorë nga Kounde

Skuadra e Chelseat nuk është dorëzuar në garën për transferimin e qendërmbrojtësit të Sevillas, francezit Jules Kounde.

Mediumet britanike kanë raportuar të enjten se Chelsea do të insistojë ta transferojë Kounden gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi francezi po kërkohet me ngulm nga trajneri Thomas Tuchel.

Sevilla refuzoi ofertat e Chelseat gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi klubi londinez nuk pranonte të paguante klauzolën e tij të lirimit prej 80 milionë eurosh.

Chelsea për Kounden ofroi 60 milionë euro, por kjo nuk e bindi Sevillan për ta liruar njërin prej mbrojtësve më të vlerësuar në La Liga.

Kounde 22-vjeçar ka kontratë me Sevillan deri në vitin 2024 kurse ekipit spanjoll iu bashkua para dy vjetëve nga Bordeauxi.

Artikuj të ngjashëm