Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kounde i dëshpëruar me Sevillan që nuk e lejoi të transferohet te Chelsea

Qendërmbrojtësi i Francës, Jules Kounde ka mbetur i zhgënjyer me krerët e Sevillas, të cilët nuk e lejuan t’i bashkohet skuadrës së Chelseat gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sevilla refuzoi të gjitha ofertat e Chelseat për Kounden, pasi insistonte të paguhej klauzola e lirimit të tij në vlerë prej 80 milionë eurosh.

Te Sevilla kanë pranuar ofertën e Chelseat për francezin, por insiston se ajo nuk ishte e kënaqshme.

“Oferta e Chelseat erdhi vonë, por ne nuk ishim të kënaqur me të. Për këtë arsye e refuzuam dhe vendosëm ta mbajmë Kounden”, tha drejtori sportiv i Sevillas, Monchi.

Kounde vlerësohet ndër mbrojtësit më të mirë në La Liga, dhe me Sevillan ka kontratë deri në vitin 2024. 22-vjeçari këtë edicion ka dy paraqitje në kampionatin spanjoll.