Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu pranoi se ndeshjen kundër Trepçës ’89, në fund e fitoi ekipi më i mirë.
Edhe pse ishte i kënaqur me fitoren, Nuhiu tha se rezultati aspak nuk ishte real për shkak se Trepça ’89 bëri një paraqitje të mirë.
Ndeshja mes Dritës dhe Trepçës ’89, që i takoi xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës në futboll, u mbyll me shifrat 3:1 për gjilanasit.
“Realisht, ishte një ndeshje e mirë dhe dinamike. Rezultati nuk ishte real sepse Trepça ’89 bëri një paraqitje të mirë por portier Faton Maloku ishte fantastik. Dy skuadrat luajtën një lojë të mirë dhe në fund fitoi ekipi më i mirë. Jam i lumtur për këtë fitore, e cila është meritë e të gjithë futbollistëve. Po luajmë mirë dhe kjo është e rëndësishme”, tha Nuhiu.