Sulmuesi Atdhe Nuhiu ka shënuar dy gola në fitoren e Altachut. Altachu mposhti 3:2 Austria Vjenën të dielën, në ndeshjen që i takoi xhiros së tretë të Bundesligës austriake.
Nuhiu shënoi golin e parë në minutën e 63-të, ndërsa të fitores e shënoi në minutën e 94-t.
Sulmuesi shtatlartë ka shënuar katër gola në tri ndeshjet e para të sezonit aktual, ndërsa ka kontribuar edhe me një asistim. Ai dy gola ka shënuar edhe në një ndeshje të Kupës së Austrisë.