Sulmuesi Atdhe Nuhiu u është kthyer golave në Bundesligën e Austrisë. Ai shënoi golin e parë të Altachut që fitoi të shtunën në udhëtim ndaj Riedit me shifrat, 3:2.
Kjo ndeshje i ka takuar javës së dhjetë të elitës së futbollit të Austrisë. Sulmuesi shtatlartë luajti deri në minutën e 86-të si titullar.
Ai shënoi pas një kohe të gjatë. Dy golat e fundit i shënoi në gusht të këtij viti. Është goli i pestë për Nuhiun në nëntë ndeshje.
Dy gola ka shënuar edhe për Kupë të Austrisë.