Sulmuesi Atdhe Nuhiu ka humbur penallti në fund të pjesës së parë për Altachun, që të dielën mposhti në udhëtim Wolfsbergun me shifrat, 3:2.
Nuhiu u paraqit për Altachun deri në minutën e 88-të, në ndeshjen që i takoi javës së 13-të të Bundesligës së Austrisë.
33-vjeçari në 11 ndeshje në elitë ka shënaur shtatë gola dhe ka kontribuar me një asistim. Dy gola të shënuar i ka edhe për Kupë. Altachu në 13 paraqitje ka fituar 14 pikë.