Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Një yll tjetër i Premier Leagues ishte arrestuar për sulm ndaj të dashurës

Një yll i Premier Leagues ishte arrestuar nën dyshime për sulm ndaj të dashurës. E dashura e tij telefonoi Policinë, njofton “The Sun”.

Lojtari, që thuhet se është shumë i famshëm, u arrestua në shtëpinë e tij.

Ai mësohet se ka dërguar edhe mesazhe fyese e kërcënuese.

Lojtari kishte angazhuar avokatë dhe ishte pajtuar të paguante dëmshpërblim për të dashurën – në shumë pesëshifrore – në një marrëveshje të arritur jashtë gjykatës.

Ky zbulim ka dal pasi që ylli i Manchester Unitedit, Mason Greenwood (20) u arrestua dhe u lirua me dorëzani para disa ditëve nën dyshimin për dhunim, sulm dhe kërcënim ndaj të dashurës.

“Kjo është mjaft shqetësuese, veçanërisht pasi vjen pas pretendimeve për Greenwoodin. Në këtë rast, futbollisti përdori paratë për të angazhuar avokatë dhe zgjidhur situatën për të dhe për të mos dalë në publik. Ai arriti marrëveshje dhe kjo e heshti vajzën në fjalë dhe ndali veprimet gjyqësore. Akuzat e saj ishin mjaft serioze, përfshirë edhe të dhunës në familje”, ka thënë një burim i njohur me rastin.

Edhe Greenwoodit i hiqen akuzat Sport Greenwoodit i hiqen akuzat

Policia ka konfirmuar se ishte telefonuar, por thotë se lojtari nuk përballet me veprime tjera, pasi u arrit një marrëveshje.

Ylli, emri i të cilit nuk mund të publikohet për shkaqe ligjore, u arrestua në vitin 2019 dhe më nuk është në lidhje me akuzuesen.