Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Nike” pezullon marrëveshjen me Greenwoodin

Kompania e njohur e veshmbathjeve sportive, Nike, ka pezulluar marrëveshjen me futbollistin e Manchester Unitedit, Mason Greenwood.

Deri te pezullimi ka ardhur pasi policia ka nisur hetime pas akuzave për dhunë të Greenwoodit ndaj të dashurës së tij. Greenwood u arrestua të dielën pasi e dashura e tij postoi në rrjete sociale fotografi të plagëve të marra.

“Ne kemi pezulluar marrëdhënien tonë me Mason Greenwood. Jemi thellësisht të shqetësuar nga akuzat dhe do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër situatën”, thuhet në njoftimin e “Nike”.

20-vjeçari mbetet në paraburgim derisa rasti të zbardhet.