Yllit të Manchester United, Mason Greenwodit, i është vazhduar paraburgimi me dyshimin për sulm seksual dhe kërcënim për vrasje ndaj një 18-vjeçareje.
Greenwood, 20 vjeç, deri më tani ka kaluar dy netë në burg pas pretendimeve të 18-vjeçares të dielën për rrahjen fizike që i shkaktoi anglezi.
Dhe tani, policisë së Manchesterit i është dhënë më shumë kohë për të folur dhe qartësuar gjërat me Greenwoodin.
Më herët sot, Greenwood u hoq nga skuadra e Manchester Unitedit në FIFA 22.
Në një përditësim të lojës, i cili u lëshua në PlayStation, Xbox dhe PC, Greenwood nuk shfaqet në modalitetet offline.
Ai është ende i disponueshëm për t'u përdorur në modalitetin e lojës FIFA Ultimate Team.
Greenwoodi është hequr gjithashtu nga lista e skuadrës së Manchester Unitedit për ndeshjet vijuese, pasi klubi hoqi çdo mall me emrin e tij nga faqja e tyre e internetit.
Partneri zyrtar i klubit Cadbury ka thënë se Greenwood nuk do të shfaqet në asnjë prej produkteve të tyre të marketingut.
Sponsori TeamViewer njoftoi gjithashtu se ata "po monitorojnë nga afër zhvillimet".
Gjiganti i veshjeve sportive Nike, i cili siguron këpucët e sulmuesit, ka pezulluar sponsorizimin e tyre me të.