Dueli i luajtur të enjten mbrëma mes Pejës dhe Ponte Prizrenit, zyrtarisht e hapin edicionin 2022/23 të Ligës Unike.
Megjithatë, shorti i kësaj lige të përbashkët Kosovë-Shqipëri, është hedhur një ditë më vonë, të premten.
Në njoftimin e Ligës Unike, thuhet se këtë edicion do të marrin pjesë katër skuadrat më të mira nga Kosova dhe katër nga Shqipëria. Krahas Pejës dhe Ponte Prizrenin, Kosovën do ta përfaqësojnë edhe Golden Eagle Ylli e Trepça. Ndërsa, ekipet nga Shqipëria do të marrin pjesë, anë Tirana, Teuta, Kamza dhe Apollonia.
Kampione në fuqi e Ligës Unike është Peja, ndërsa gjatë pjesës së rregullt do të zhvillohen në total 14 xhiro me sistem vajtje-ardhje, përpara se të përcaktohen katër skuadrat e para, që do të luajnë në “Final-Four” për titullin e kampionit.
Edhe pse Peja dhe Ponte Prizreni, luajtën ndeshjen e parë dhe skuadra pejane regjistroi humbjen e parë këtë edicion, kjo ndeshje nuk i ka takuar xhiros së parë të Ligës Unike. Ishte duel i xhiros së 11-të, bazuar në orarin e publikuar në sajtin zyrtar të Ligës Unike.
Në xhiron e parë, Peja do të jetë mysafire e Kamzës, ndërsa Ylli do të përballet me Tiranën.
Edhe
Liga Unike pa skuadrën kampione, me rezultate të bartura e pa ndonjë bujë
Apollonia që po paraqitet për herën e parë dhe ka zëvendësuar Vllazninë që ishte e përfshirë për të garuar këtë edicion, do të ndeshjet me Ponte Prizrenin.
Përballja tjetër e xhiros së parë, do të jetë ajo ndërmjet Trepçës dhe Teutës.
Ndeshjet e kësaj xhiroje, do të zhvillohen javën e ardhshme, më 16/17 nëntor.