Neymari raportohet se po konsideron që të bëjë një ankesë zyrtare në FIFA ndaj ish-klubit Barcelona lidhur me një bonus të mospaguar.
Braziliani kompletoi javën e shkuar transferimin te PSG-ja, pasi parisienët paguan klauzolën 222 milionë euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas kësaj, Barcelona doli me njoftim zyrtar se nuk do të paguajë 23 milionë funte si bonus, pasi lojtari nuk ka plotësuar tri kushtet specifike si pasojë e largimit nga Camp Nou.
Tani “SkySports” raporton se futbollisti më i shtrenjtë në histori të futbollit ndihet shumë keq me këtë qëndrim të Barcelonës.
Sipas raportimit, avokatët e Neymarit janë duke u bërë gati për t’u ankuar në FIFA dhe futbollisti është duke e konsideruar një veprim të tillë.