Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Neymari në gjyq për mashtrim

Nëntë vjet pasi që futbollisti Neymar u shpërngul nga Brazili për në Barcelonë, ai po përballet me gjyq për parregullsi në lidhje me transferimin, raporton BBC.

Në një sagë ligjore që ka vazhduar me vjet, reprezentuesi i Brazilit, që tash luan për Paris Saint-Germainin, akuzohet për mashtrim dhe korrupsion.

Seanca gjyqësore pritet të mbahet për dy javë nga 17 tetori, një muaj para Botërorit në Katar.

Disa figura tjera po ashtu do të jenë pjesë e këtij gjykimi.

Dy ish-presidentët e klubit të futbollit Barcelona, Josep Maria Bartomeu dhe Sandro Rosell, si dhe prindërit e Neymarit, që po ashtu përballen me akuza.

Edhe Ronaldo rihap debatin për Neymarin Botërori 2026 1 j. më parë Ronaldo rihap debatin për Neymarin

Të gjithë të përfshirët në këtë rast kanë mohuar pretendimet, të bëra nga fondi investues DIS, që kishte thënë se i takonte 40 për qind të shifrës së dëmshpërblimit që Barcelona pagoi për Neymarin kur e transferoi nga Santosi në vitin 2013.

DIS ka thënë se ka marrë dukshëm më pak para sesa që në të vërtetë ishte shifra e dëmshpërblimit.