Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Neymari më i paguari te PSG-ja, lë prapa Messin e Mbappen

Futbollisti më i paguar te skuadra e Paris Saint-Germainit është sulmuesi nga Brazili, Neymari. Ai ka pagë më të lartë se Lionel Messi e Kylian Mbappe, ka njoftuar të martën e përditshmja franceze “L’Equipe”.

PSG-ja, e theu rekordin botëror të transferimit në verën e vitit 2017 kur e transferoi Neymarin nga Barcelona për 222 milionë euro. Te PSG-ja, Neymari ka pagë mujore pak më shumë se katër milionë euro, duke e lënë pas vetes Messin që merr 3.3 milionë dhe Mbappen që paguhet 2.2 milionë euro.

Neymari 30-vjeçar, ka kontratë me parisienët deri në verën e vitit 2025, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Këtë sezon, braziliani ka shënuar pesë gola dhe ka bërë po aq asistime në 21 ndeshje në të gjitha garat.