Newcastle Unitedit duket se ka gjetur zëvendësimin për Sandro Tonalin e suspenduar. Mediumet britanike kanë raportuar të hënën se Newcastle ka siguruar shërbimet e mesfushorit Kalvin Phillips. Mësohet se Newcastle ka arritur marrëveshje me Cityn për 27-vjeçarin, i cili nuk bën pjesë në planet e trajnerit Pep Guardiola.
Newcastle do ta huazojë Phillipsin në janar dhe do ta ketë opsionin e blerjes së tij në verë për 50 milionë euro.
Phillips iu bashkua Cityt vitin e shkuar nga Leeds Unitedi, por nuk bindi me paraqitjet e tij te kampioni i Anglisë.
Edhe këtë edicion, ai nuk është titullar dhe ka minutazhë të vogël te skuadra e Cityt. Ka 6 paraqitje apo 168 minuta lojë në të gjitha garat deri më tani, ndërsa me Cityn ka kontratë deri në vitin 2028.