Newcastle Unitedi ka bërë ofertë zyrtare për mesfushorin defansiv të Anglisë, Kalvin Phillips, raporton “Daily Mail” të enjten. Mësohet se Newcatle i ka ofruar Manchester Cityt 50 milionë euro për 27-vjeçarin. Phillips pritet të largohet nga City dhe Newcastle po synon transferimin e tij në afatin kalimtar të janarit.
Reprezantuesi i Anglisë edhe këtë sezon ka pasur minutazhë të vogël te City, ku ka regjistruar vetëm 167 minuta lojë në të gjitha garat dhe ka kërkuar largimin. Ai iu bashkua Cityt vitin e shkuar nga Leeds Unitedi për 50 milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2028.
Interesim për Phillipsin ka shprehur edhe Bayern Munichu, por Newcastle po shihet favorit për transferimin e tij.
Artikuj të ngjashëm