Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Newcastle në garë për Balen

Konkurrenca e skuadrave angleze për transferimin e Gareth Balet po shtohet gjithnjë e më shumë. Pas Aston Villas e Tottenhamit, në garë për uellsianin është futur edhe Newcastle Unitedi, ka njoftuar BBC të enjten.

Newcastle tashmë i ka bërë edhe ofertë zyrtare Balet, i cili në fund të këtij muaji do të mbetet lojtar i lirë. Atij i është ofruar kontratë njëvjeçare me opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër.

Bale që javë më parë u përshëndet nga Real Madridi, po dëshiron që karrierën ta vazhdojë në Premier League, në mënyrë që të jetë i gatshëm për Kampionatin Botëror, i cili nis në muajin nëntor. Gjatë edicionit 2021/22, Bale pati vetëm shtatë paraqitje për Realin.

Artikuj të ngjashëm