Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bale i ofrohet Getafes

Sulmuesi uellsian Gareth Bale ka gjasa që edicionin e ri të luajë në La Liga, ka raportuar “Goal” të mërkurën. Në fakt, ai i është ofruar skuadrës së Getafes dhe kjo është konfirmuar edhe nga presidenti i klubit spanjoll. Bale muajin e ardhshëm mbetet lojtar i lirë pasi i skadon kontrata me Real Madridin dhe Getafe, që përfundoi në pozitën e 15-të në La Liga sezonin e fundit, ka mundësinë e transferimit të tij.

“Dikush mund ta marrë si shaka, por fola me agjentët e tij dhe ata na e ofruan atë. Nuk është shaka”, tha Angel Torres. “Më duhet të mendoj për këtë dhe të flas me trajnerin. Nuk e di nëse do të vijë. Sigurisht që është një mundësi”.

Bale 32-vjeçar prej vitit 2013 ka qenë pjesë e Real Madridit me përjashtim të sezonit 2021/22, në të cilin u huazua te Tottenhami. Sezonin e fundit, ai ka pasur hapësirë të vogël te Reali, pasi ka regjistruar vetëm shtatë paraqitje në total.