Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bale rrezikon Botërorin

Ish-ylli i Real Madridit, Gareth Bale, nuk është i sigurt nëse do të shërohet me kohë për Kupën e Botës.

Futbollisti i krahut u largua nga madrilenët në korrik, ndërsa tani është pjesë e skuadrës Los Angeles FC.

Me skuadrën nga liga MLS nënshkroi kontratë për 12 muaj me mundësi vazhdimi deri në vitin 2024.

“BBC Sport” ka shkruar të premten se ai ka telashe me lëndime.

33-vjeçari është paraqitur në 12 ndeshje këtë edicion, por vetëm në dy prej tyre ka qenë titullar.

Përzgjedhësi i Uellsit, Robert Page, e publikon listën e të ftuarve për Botëror në javën e ardhshme.