Gareth Bale është i gatshëm të paraqitet me Uellsin në Botërorin e Katarit.
Ka pasur dyshime për formën fizike, por Bale ka thënë se është në gjendje të mirë dhe i gatshëm për t’u paraqitur.
Uellsi rikthehet në Botëror pas 64 vitesh.
“Jam 100 % gati për Kupën e Botës dhe gati për t’u paraqitje. Nuk ka problem nëse do të më duhet të luaj në tre ndeshjet nga 90 minuta”, ka thënë ish-ylli i Real Madridit.
Bale 33-vjeçar është pjesë e Los Angelesit, ndërsa për Uellsin është që prej viti 2006.
Ai ka shënuar 40 gola në 108 paraqitje.
Uellsi është në grupin B së bashku me Anglinë, Iranin dhe SHBA-të.
Artikuj të ngjashëm