Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bale: Te Los Angeles ndihem si në shtëpi

Kapiteni i Uellsit, Gareth Bale, pas transferimit te skuadra e Los Angeles FC në ligën MLS në SHBA, ka thënë se ndihet si në shtëpi.

32-vjeçari, ish-futbollist i Real Madridit dhe Tottenhamit, u transferua në klubin amerikan si futbollist i lirë, pas nëntë vjetësh të kaluar në Spanjë.

E ka opsionin për të qëndruar në këtë ekip deri në vitin 2024.

Kontrata e Baletit skadoi në fund të sezonit.

Ai e ndihmoi Uellsin më pas të kualifikohej në Botërorin e parë që prej vitit 1958.