Gareth Bale ka debutuar në kampionatin e SHBA-së, duke e ndihmuar ekipin e tij, Los Angeles FC ta mposht Nashvillen me rezultatin 2:1. Bale në këtë ndeshje u inkuadrua në minutën e 72-të dhe impresionoi me paraqitjen e tij në fushë.
Ai muajin e shkuar u zyrtarizua tek ekipi amerikan, me të cilin firmosi kontratë njëvjeçare. Pas ndeshjes së MLS-së, Bale ka thënë se është ndjerë mirë dhe ka premtuar se do të jap maksimumin nga vetja për ta ndihmuar ekipin që të ketë një sezon të suksesshëm.
“Ishte një ndjenjë fantastike. Në momentin që u inkuadrova në fushë, doja ta ndihmoja ekipin”, ka thënë Bale. Po ashtu, te LAFC në këtë ndeshje, titullar ishte italiani Giorgio Chiellini që luajti deri në minutën e 60-të. Aktualisht, LAFC është lider në tabelë me 42 pikë të tubuara pas 20 ndeshjeve të luajtura.