Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Los Angelesi zyrtarizon Balen

Gareth Bale

 Los Angeles FC ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me uellsianin Gareth Bale.

Skuadra amerikane ka zyrtarizuar transferimin e ish-futbollisti të Real Madridit. Bale ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi edhe pë një vit tjetër. Ai te LAFC është transferuar si lojtar i lirë. 32-vjeçari për faqen zyrtare të klubit ka thënë se është tejet i lumtur që do të ketë mundësinë të luajë për Los Angelesin.

“Jam jashtëzakonisht i emocionuar dhe mezi pres të filloj aventurën time këtu. Ky është vendi i duhur për mua”, deklaroi Bale.

Artikuj të ngjashëm