Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bale mbërrin në Los Angeles

Gareth Bale ka mbërritur te skuadra e tij e re dhe pritet të zyrtarizohet së shpejti transferimi i tij te Los Angeles FC në SHBA.

Bale do të nënshkruajë kontratë njëvjeçare, me opsionin për të vazhduar deri në vitin 2024.

Kontrata e Baleit me Real Madridin skadoi në fund të muajit qershor, ndërsa ai njoftoi vet në rrjetet sociale se do të luajë në ligën MLS.

Kapiteni i Uellsit thuhej se do t’i bashkohej skuadrës së Cardiffit, por ai vendosi të transferohej në Kaliforni.