Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bale arrin marrëveshje personale me La Galaxy

Gareth Bale tashmë ka zgjedhur destinacionin e tij të ardhshëm dhe sezonin e ardhshëm do të luajë në MLS , konkretisht në Los Angeles Galaxy. Lojtari i Uellsit është larguar nga Real Madridi pas nëntë sezonesh, pasi i ka skaduar kontrata me klubin spanjoll.

Sipas “Fabrizo Romano”, uellsiani e ka pranuar ofertën e skuadrës amerikane, Los Angeles.

Bale do të nënshkruajë kontratën njëvjeçare me ekipin amerikan me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.