Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bale shënon golin e parë në MLS

Gareth Bale ka shënuar golin e parë në Major League Soccer që prej transferimit të tij te Los Angelesi.

Uellsiani shënoi në fitoren e skuadrës së tij 2:0 në udhëtim te Sporting Kansasi.

33-vjeçari realizoi golin e dytë në minutën e 83-të. Ai u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë.

Për Balen, kjo ishte paraqitja e dytë në MLS.