Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Dy gola të tjerë nga Messi

Lionel Messi

Lionel Messi vazhdon të shënojë gola për Inter Miamin.

Ylli argjentinas shënoi të dy golat në fitoren 2:1 të Miamit ndaj Neë England Revolution. Ndeshja i takoi ligës amerikane, MLS.

38-vjeçari tashmë i ka 14 gola e tetë asistime në 15 paraqitje në këtë kampionat. 

Ai është bërë lojtari i parë që në katër ndeshje rresht në MLS ka shënuar më shumë se një gol. Miami i ka fituar këto katër ndeshje.