Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

S’ndalet Messi, dy gola të tjerë plus asistim

Lionel Messi

Botërori po afrohet, ndërsa forma e Lionel Messit vazhdon të rritet.

Superylli argjentinas i shënoi dy gola dhe bëri një asistim, ndërsa Inter Miami fitoi 5:3 ndaj Cincinnatit në kuadër të ligës MLS të SHBA-së.

Inter Miami është në seri prej shtatë fitoreve në ndeshjet në udhëtim.

Është herë e tretë këtë edicion që Messi ka pasur kontribut me gola e asistime, në të paktën tri realizime në ndeshje. Ai tashmë i ka 12 gola.

Messi pritet ta udhëheqë Argjentinën në synimin për ta mbrojtur titullin e botës.

Është dukur që Messi realizoi “hat-trick”, por shënimi i minutës së 89-të u evidentua si autogol për shkak të devijimit nga Roman Celentano.