Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Messi shkëlqen me dy gola e dy asistime për kualifikimin e Inter Miamit

Lionel Messi

Lionel Messi

Lionel Messi ka shkëlqyer për ta udhëhequr Inter Miamin drejt çerekfinales së plejofit në ligën MLS.

38-vjeçari shënoi dy gola dhe bëri dy asistime për fitoren 4:0 ndaj Nashville, në ndeshjen e tretë dhe vendimtare të raundit të parë të plejofit.

Tani Inter Miami është tri fitore larg titullit në MLS.

Messi shënoi dy gola në pjesën e parë dhe bëri dy asistime për Tadeo Allende në të dytën.

Tri ndeshjet e kësaj serie, Inter Miami i fitoi me rezultatin e përgjithshëm 8:3. Në të gjithë golat Messi mori pjesë. I shënoi pesë dhe asistoi në tre të tjerë.

Edhe S’ndalet Messi, dy gola të tjerë plus asistim Futboll S’ndalet Messi, dy gola të tjerë plus asistim

Tani Inter Miami luan me Cincinnatin.

Shifrat e argjentinasit vazhdojnë të jenë të pabesueshme. Në 31 ndeshjet e këtij viti në MLS, ai ka 34 gola e 22 asistime.