Ylli i futbollit, Lionel Messi, ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me një asistim në fitoren 3:1 të Inter Miamit ndaj Los Angeles Galaxy.
Ndeshja Inter Miami - Los Angeles Galaxy u zhvillua të dielën.
VIDEO:
Messi shënoi golin për 2:1 në minutën e 84-t me asistim të Rodrigo de Paul, ndërsa asistoi në golin e tretë të realizuar nga Luis Suarez në minutën e 89-të.
Golin e parë e shënoi Jordi Alba në minutën e 43-të me asistim të Sergio Busquetsit.