Aston Villa është skuadra e radhës që ka shprehur interesim për Gareth Bale.
“The Guardian” ka bërë të ditur se drejtuesit e klubit anglez do të tentojnë ta bindin uellsianin të transferohet gjatë kësaj vere.
Bale është futbollist i lirë pasi i skadoi kontrata me Real Madridin.
32-vjeçari ka bërë të ditur se së shpejti do të vendosë për të ardhmen e tij.
Për Bale në garë janë edhe Tottenhami, Cardiffi, Newcastel dhe Roma.
Artikuj të ngjashëm