Gareth Bale ka rritur shpresat e Cardiffit për transferimin e rij duke sugjeruar se standardi i futbollit që ai luan para Kupës së Botës nuk ka ndryshim të madh.
Bale është futbollist i lirë pas përfundimit të kontratës me Real Madridin.
Ai ka thënë se do ta vendosë të ardhmen e tij pas pushimeve verore. “Nuk e di nëse standardi bën shumë ndryshim. Një lojë futbolli është një lojë futbolli. Ndihem sikur kurrë nuk do të humbas cilësinë time në top. Mendoj se është një bisedë që duhet bërë. Më duhet kohë për të menduar se cila është lëvizja më e mirë për mua, familjen time, fëmijët e mi dhe shpresojmë se do ta rregullojmë këtë gjatë verës. Unë kam opsione”, deklaroi Bale.
Për uellsianin në garë është edhe skuadra italiane, Roma.