Roma është skuadra e radhës që ka shprehur interesim për sulmuesin Gareth Bale.
Skuadra italiane ka hyrë në garë për t’i siguruar shërbimet e uellsianit që është futbollist i lirë pas largimit nga Real Madridi
“Dario Sport” ka bërë të ditur se është trajneri Jose Mourinho që ka kërkuar nga krerët e klubit të tentojnë transferimin e Balet këtë verë.
Për shërbimet e 32-vjeçarit interesim kanë shprehur edhe skuadra të njohura evropiane.