Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mourinho e do Dybalan te Roma

Përkundër që po flitet se Pauli Dybala do t’i bashkohet Interit këtë verë, në garë për shërbimet e sulmuesit argjentinas është futur edhe skuadra e Romës.

Është trajneri Jose Mourinho që po insiston në transferimin e Dybalas te Roma, ka raportuar të premten “Corriere dello Sport”.

Bëhet e ditur se Mourinho po e kërkon me çdo kusht Dybalan, të cilin thuhet se e ka kontaktuar personalisht për ta ftuar që t’i bashkohet te Roma. Dybala në fund të këtij edicioni do të largohet nga Juventusi si lojtar i lirë dhe te Roma po shihet si përforcim i madh për sulmin.

28-vjeçari është pjesë e Juventusit prej vitit 2015 kur iu bashkua nga Palermo, kurse këtë sezon ka 15 gola e gjashtë asistime në 37 paraqitje në të gjitha garat.