Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dybala afër marrëveshjes me Romën

Paulo Dybala do të largohet nga Juventusi në qershor si futbollist i lirë.

Sulmuesi po kërkohet me ngulm nga skuadra të njohura evropiane.

“La Repubblica” ka bërë të ditur të martën se argjentinasi karrierën pritet ta vazhdojë në Serie A.

Dybala do ta refuzojë kalimin te Interi për t’iu bashkuar Romës.

Argjentinasi thuhet se është bindur nga trajneri Jose Mourinho dhe do të transferohet gjatë verës tek ekipi italian.

Artikuj të ngjashëm