Sipas mediave në Itali, Paolo Dybala karrierën do ta vazhdojë te Roma.
Raportohet se argjentinasi është pajtuar me kushtet që i ka ofruar klubi romak dhe do të firmosë kontratë tri-vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit.
28-vjeçari do ti nënshtrohet testeve mjekësore në Romë dhe më pas do të nënshkruajë për ekipin që drejtohet nga trajneri Jose Mourinho.
Dybala do të fitojë rreth 6 milionë euro neto në sezon, plus bonuse.
Argjentinasi do të kalojë te Roma si lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata me Juventusin.
Napoli ishte klubi tjetër që kishte shfaqur interesim serioz për sulmuesin nga Argjentina.