Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dybala mbetet te Roma

Paulo Dybala - AS Roma

Sulmuesi Paulo Dybala do të jetë pjesë e skuadrës së Romës të paktën edhe për edicionin e ardhshëm, ka njoftuar “Calciomercato” të enjten. Mësohet se Dybala ka refuzuar ofertën e Newcastle Unitedit për të mbetur te skuadra e Romës, me të cilën ka kontratë deri në vitin 2025.

Argjentinasi po ndihet i lumtur në kryeqytetin italian dhe edicionin e fundit ka treguar formë të mirë.

29-vjeçari shënoi 18 gola dhe bëri 8 asistime në 38 paraqitje për Romën në të gjitha garat.

Dybala iu bashkua Romës verën e shkuar si lojtar i lirë, ndërsa karrierë në Itali ka bërë edhe te Juventusi e Palermo.