Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Newcastle, favorit për Dybalan

Paulo Dybala - AS Roma

Sulmuesi Paulo Dybala pritet të jetë përforcimi i madh i Newcastle Unitedit për sezonin e ri. “Daily Mail” ka shkruar të enjten se Dybala parimisht ka pranuar ofertën e ekipit anglez, i cili pritet të paraqitet në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm.

Newcastle i ka ofruar Dybalas pagë të majme dhe kontratë trevjeçare për ta bindur të largohet nga Roma në verë. Po ashtu, ekipi anglez do ta paguajë klauzolën e lirimit të 29-vjeçarit, i cili ka kontratë me ekipin italian deri në vitin 2025.

Dybala para fillimit të këtij sezoni iu bashkua Romës si lojtar i lirë dhe ka treguar paraqitje të mira, ku ka shënuar 15 gola dhe ka asistuar 8 herë në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm