Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dybala mund t’i bashkohet Unitedit

Paulo Dybala - AS Roma

Paulo Dybala mund të transferohet te skuadra e Manchester Unitedit. Kështu ka njofruar “Calciomercato” të enjten. Në garë për sulmuesin argjentinas është edhe skuadra tjetër angleze, Newcastle United.

29-vjeçari me Romën ka kontratë deri në qershor të vitit 2025. Pjesë e skaudrës së Romës është prej vitit të kaluar, por ai mund të largohet shpejt, nëse Roma nuk siguron grupet e Ligës së Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Dybala në 21 ndeshje të sezonit aktual ka shënuar 11 gola dhe ka kontribuar me shtatë asistime.