Sulmuesi Paulo Dybala do të jetë pjesë e skuadrës së Romës edhe pas përfundimit të sezonit aktual. “Calciomercato” ka njoftuar të hënën se Dybala ka refuzuar të gjitha ofertat e skuadrave të tjera, pasi nuk dëshiron të largohet nga Roma.
Ai ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 20 milionë eurosh, por është i vendosur ta respektojë kontratën e tij me ekipin italian që i skadon në vitin 2025.
Madje, thuhet se Dybala se shpejti do t’i nisë negociatat me Romën për rinovimin e kontratës pas paraqitjeve të mira që i ka treguar këtë sezon.
Ai iu bashkua Romës verën e shkuar si lojtar i lirë, ndërsa deri më tani ka realizuar 16 gola dhe ka bërë tetë asistime. Para se t’i bashkohej Romës, Dybala ka luajtur edhe te Juventusi e Palermo.