Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tri skuadra angleze në garë për Balen

Foto: Reuters

Gareth Bale do të largohet nga Real Madridi si futbollist i lirë gjatë kësaj vere.

“The Mirror” ka bërë të ditur se në garë për uellsianin janë tri skuadra angleze.

Southamptoni, Newcastle dhe Cardiffi janë ekipet që po synojnë transferimin e anësorit gjatë kësaj vere.

Edhe vetë lojtari ka bërë të ditur se karrierën pret ta vazhdojë në një kampionat tjetër.

Favorit për t’i siguruar shërbimet e Bales thuhet se është Southamptoni, ku Bale është rritur si lojtar.

Bale ka luajtur për Southamptonin për dy edicione para se të transferohej te Tottenhami.

Artikuj të ngjashëm