Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bale do të largohet nga Real Madridi

Gareth Bale do të largohet nga Real Madridi gjatë verës. Sulmuesit të krahut nuk i është ofruar kontratë e re nga drejtuesit e klubit spanjoll.

Bale do të jetë futbollist i lirë në qershor të këtij viti.

Sipas “Sky Sports”, uellsiani karrierën mund ta vazhdojë në Premier League. Për 32-vjeçarin interesim kanë shprehur skuadra, si Newcastle United dhe Southamptoni.

Bale është pjesë e Real Madridi që nga viti 2013 kur u transferua nga Tottenhami.