Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico Madridi hyn në garë për Gareth Bale

Gareth Bale do të largohet nga Real Madridi në fund të kampionatit aktual si futbollist i lirë.

Siç raporton “Fichajes” të dielën, ylli uellsian mund të transferohet te rivali lokal, Atletico Madridi.

Sulmuesi i krahut ka bërë të ditur dëshirën për të mbetur në kampionatin spanjoll.

Drejtuesit e Atletico Madridi do të nisin bisedimet me lojtarin për ta bindur të transferohet në “Wanda Metropolitano”.

Bale këtë edicion nuk ka pasur hapësira në formacionin bazë te Real Madridi duke luajtur vetëm 238 minuta në La Liga.

Artikuj të ngjashëm