Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico Madridi refuzon të nënshkruajë me Balen

gareth bale, sport, futboll

Uellsiani Gareth Bale do të largohet nga Real Madridi si futbollist i lirë gjatë kësaj vere.

Mediat spanjolle kanë raportuar të hënën se menaxheri i lojtarit i ka ofruar shërbimet e uellsianit skuadrës së Atletico Madridit.

Por te klubi madrilen kanë refuzuar një transferim të tillë, duke i bërë me dije menaxherit të Balet se nuk janë të interesuar për shërbimet e sulmuesit.

32-vjeçari mund të kthehet në Premier League pas interesimit të Newcastlet dhe Southamptonit.