Atletico Madridi ka refuzuar mundësinë e transferimit të sulmuesit Gareth Bale në fund të këtij edicioni, ka shkruar të mërkurën e përditshmja spanjolle “Marca”. Mësohet se Bale i është ofruar Atleticos, por nuk bënte pjesë në planet e trajnerit Diego Simeone për sezonin e ardhshëm.
32-vjeçari në verë do të jetë lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata me Real Madridin në fund të muajit të ardhshëm. Bale do të largohet përfundimisht nga Reali, gjë që është konfirmuar edhe nga agjenti i tij në fillim të këtij muaji.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPasi është refuzuar nga Atletico, uellsiani pritet të rikthehet në Angli për ta vazhduar karrierën.