Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Neuer kthehet në fitoren e thellë të Bayernit

Manuel Neuer ka qenë titullar në portë te Bayern Munichu pas afër një viti mungesë shkaku i lëndimit.

Rikthimi i tij ishte i suksesshëm pasi me bashkëlojtarë, shënuan një prej fitoreve më të thella në Bundesligë.

Bayerni të shtunën gjatë ditës triumfoi 8:0 ndaj Darmstadtit në kuadër të xhiros së nëntë të Bundesligës.

Joshua Kimmich u ndëshkua me të kuq në minutën e katërt.

Me të kuq u përjashtua nga loja edhe Klaus Gjasula në minutën e 21-të, kurse pas tij, edhe Matej Maglica mori të kuq në minutën e 41-të.

Epërsinë numerike në fushë e shfrytëzuan vendësit që në pjesën e dytë realizuan tetë gola.

Harry Kane kompletoi “hat-trick”, ndërsa në golin e dytë realizoi nga gjysma e fushës.

gola i shënuan Leroy Sane dhe Jamal Musiala, ndërsa një tjetër e shënoi Thomas Mueller.

Bayerni pas nëntë ndeshjeve ka 23 pikë, kurse Darmstadti mbetet me shtatë pikë.

Artikuj të ngjashëm