Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Festival golash në fitoren e Bayernit

Bayerni ka realizuar fitore në ndeshjen në të cilën u shënuan shtatë gola.

Të shtunën, Bavarezët fituan 5:2 në udhëtim te Darmstadti.

Vendasit kaluan të parët në epërsi me Tim Starke në minutën e 28-të.

Por ky gol vetëm sa e “nervozoi” Bayernin, që më pas realizoi pesë rresht.

Jamal Musiala (36’ 64’), Harry Kane (45’), Serge Gnabry (74’) dhe Mathys Tel (90’) ishin realizatorët e golave.

Dartmstadti, që është i fundit në tabelë, deri në fund shënoi edhe një herë me Oscar Vilhelmsson. Për vendasit, nga minuta e 79-të u inkuadrua Klaus Gjasula. 

Bayerni në pozitën e dytë ka 60 pikë, shtatë më pak se Leverkuseni lider që ka një ndeshje më pak.

Artikuj të ngjashëm