Bayern Muncheni e ka nisur mbrojtjen e titullit të kampionit me fitore të thellë.
Bayerni të premten mbrëma e fitoi derbin ndaj Stuttgartit në shtëpi me rezultatin 5:1.
Bavarezët ditë më parë e fituan edhe Superkupën e Gjermanisë duke e mposhtur në finale Borussia Dortmundin me rezultatin 2:1.
Dayot Upamecano e kaloi në epërsi Bayernin në minutën e 21-të.
Mysafirët i barazuan shifrat në 1:1 në minutën e 52-të me golin që e realizoi Josha Vagnoman.
Tre minuta më pas, Michael Olise, e kaloi sërish në epërsi 2:1 Bayernin.
Vagnoman shënoi edhe autogol në minutën e 57-të për 3:1.
Golin e katërt e realizoi Aleksandar Pavloviq në minutën e 82-të.
Luis Diaz ishte realizatori i golit të pestë në minutën e 92-të.
Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Arijon Ibrahimoviq, ishte në bankën rezervë te Bayerni.