Futbollistët e Dinamos së Zagrebit dhe Istrës kanë dalë në fushën e stadiumit “Maksimir” me shalle të bardha rreth kokës. Këtë veprim lojtarët e skuadrave kroate e kanë bërë për të nderuar trajnerin legjendar, Miroslav Qiro Bllazheviq, që vdiq të martën.
Është mbajtur edhe një minutë heshtje për të nderuar Bllazheviqin dhe viktimat e tërmetit në Qipro.
Bllazheviq vdiq në moshën 87-vjeçare, ndërsa ishte legjendë e Dinamos. Ai po ashtu vlerësohet lartë për punën që kishte bërë te Prishtina në pranverën e vitit 1985.
Artikuj të ngjashëm