Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vdiq trajneri legjendar Bllazheviq

Ka vdekur trajneri legjendar kroat, Miroslav Qiro Bllazheviq.

Bllazheviq ka qenë trajner i Prishtinës në periudhën më të suksesshme të klubit kosovar.

Ai ka pasur karrierë të gjatë e shumë të suksesshme.

Ndër të tjera ka udhëhequr Kroacinë drejt vendit të tretë në botë.

Bllazheviq ka vdekur një ditë para ditëlindjes së 88-të.

Edhe “Bllazheviq bashkoi shqiptarët nën okupim”, Prishtina kujton legjendën kroate Sport “Bllazheviq bashkoi shqiptarët nën okupim”, Prishtina kujton legjendën kroate

Është njohur si trajneri i gjithë trajnerëve, ndërsa për kohë të gjatë ka luftuar me një sëmundje të rëndë.

Bllazheviq ka qenë shumë i dashur në Kosovë.