Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli refuzoi 30 milionë euro për Koulibalyn

Mbrojtësi Kalidou Koulibaly, është i pakënaqur me drejtuesit e Napolit.

“La Gazzetta dello Sport” shkrua se Napoli e ka refuzuar ofertën e Manchester Unitedit në vlerë prej 30 milionë eurosh, gjë e cila nuk i ka pëlqyer senegalezit i cili dëshiron të largohet.

Bëhet e ditur se Napoli ka qenë i njoftuar për ofertën e Manchester Unitedit nga agjenti i Koulibalyt, Fali Ramadani.

Raportohet se trajneri i ri i Napolit, Luciano Spalletti, shpreson që Koulibaly do të ndryshojë mendje dhe të mbetet pjesë e skuadrës për edicionin e ri.

Ndërkaq, presidenti i Napolit Aurelio De Laurentiis, është i gatshëm ta shesë, por po e pret një ofertë më të lartë se sa 30 milionë euro.

Edhe Napoli kërkon 40 milionë euro për Koulibalyn Sport Napoli kërkon 40 milionë euro për Koulibalyn

30-vjeçari ishte transferuar te Napoli në vitin 2014 nga Genku për 7.5 milionë euro.

Koulibaly ka kontratë me Napolin deri në verën e vitit 2023.